Ekonomi

Ekonomia botërore vazhdon të jetë në rrezik ndonëse po përmirësohet

Ekonomia botërore është në procesin e rritjes së shpejtë, por problemet dhe deficitet duket ta pengojnë për të arritur nivelin parapandemik.

Këtë javë kryesuesi i takimit me Fondin Monetar Ndërkombëtare do të jetë SHBA-ja, ku do të vendoset injektimi me disa bilion dollarë në ekonominë botërore.

Kina gjithashtu po shijon përmirësimin që nga pandemia vitin e shkuar dhe ka nisur të tërheqë ndihmën e dhënë ekonomike.

Rimëkëmbja ekonomike duket të jetë e lakuar pasi procesi i vaksinimit dhe ndihmat fiskale në shtete të ndryshme kanë qenë të ndryshme. Vendet e Euro Zonës po "vuajnë " më së shumti. Italia dhe Franca iu rikthyen shtetrrethimeve për të disatën herë tashmë.

"Ndonëse në pamje të parë cdo gjë duket mirë, në përspektiva të tjera ka rreziqe,"- tha presidentja  e FMN-së, Kristalina Georgieva. "Shumë vende po ecin mbrapsht dhe shumë njerëz po humbasin vendet e punës."

Organizata Botërore e Tregtisë ka parashikuar një rritje të tregtisë me 8% gjatë vitit 2021 dhe 4% gjatë vitit 2022.

Deri ne vitin 2024, PBB-ja globale do të jetë akoma 3% më e ulët se ajo që ishte para pandemisë. Vendet që do ta vuajnë më së shumti janë vendet me të ardhurat kryesore nga sektori turistik.

Çdo gjë do të varet nga aftësia e shteteve për të shpërndarë vaksinat. Europa nuk ka arritur akoma vaksinimin e 10% të popullsisë, ndërsa vendet si Meksika, Brazili, India as 6%.

SHBA-ja do të shërbejë  si udhëheqësi i shteteve të tjera, si vendi që po rimëkëmbet më shpejt.  Rritja  e importeve dhe kostove të rritura mund të dëmtojnë ekonomitë e vendeve në zhvillim.

Burimi: Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë