Ekonomi

Ekonomia botërore tkurrje rekord që nga kriza

Ekonomia globale po ngadalësohet, dyshimet vazhdojnë nëse Kina do ta ruajë premtimin për të blerë produktet e fermave të Sh.B.A-ve, një marrëveshje Brexit do të realizohet ndoshta, por jo në një kohë të afërt, dhe pasja e pronësisë së një shtëpie është aq e vështirë edhe për familjet me të ardhura me gjashtë shifra.

Ngadalësimi

Ekonomia globale në 2019 është drejt kursit të vitit më të dobët që prej krizës financiare, që u rëndua nga tensionet të cilat kanë ngadalësuar tregtinë ndërkombëtare në gati një ngërç të vërtetë.

Rritja globale pritet të ngadalësohet në 3% këtë vit, sipas vlersimeve më të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, krahasuar me vlerësimet e korrikut 3.2%. Në 2017 ekonomia globale u rrit me një ritëm 3,8%.

FMN ia atribuoi ngadalësimin e shpejtë të ekonommisë në dy vitet e fundit së pari vendosjes së barrierave tregtare që kanë çuar në stanjacion prodhimin dhe investimet në të gjithë botën.

Parashikimet për SHBA-të janë ulur me 0.2 pikë përqindje me një rritje vjetore 2.4% në 2019; parashikimi për zonën euro u ul me 0.1 pikë në 1.2%; për Kinën 0.1 pikë në 6.1%.
Pavarësisht nga premtimi i Kinës për të blerë më shumë produkte nga fermat amerikane, pyetjet mbesin mbi afatin kohor se kur do nisin këto blerje dhe çfarë mund dhe të duhet të japin SH.B.A.-të në kthim.

Presidenti Trump tha të premten se Kina do të arrijë të blejë produkte bujqësore në shkallën e 50 miliardë dollarëve në "më pak se dy vjet". Pala kineze nuk e ka konfirmuar ende shifrën; negociatorët thonë se blerjet duhet të bazohen në kërkesën aktuale dhe në çmimet e tregut të drejtë.

50 miliardë dollarë janë shumë larg asaj që Kina ka shpenzuar historikisht. Eksportet amerikane të sojës, derrit dhe produkteve të tjera bujqësore në Kinë arritën kulmin në 2013-ën me rreth 29 miliardë dollarë. Ato ranë në 9.2 miliard dollarë gjatë 12 muajve të fundit.

Pekini po tenton të bëjë SH.B.A.-të të heqin dorë nga planet për të vendosur tarifa të reja (15%) në 156 miliard dollarë mallra konsumi duke filluar nga 15 dhjetori, që sipas Kinës, SHBA-të mund të përdorin blerjet e produkteve bujqësore si grep. Zyrtarët e tregtisë amerikane dhe kineze janë të vendosur të vazhdojnë diskutimet përmes telefonit gjatë dy javëve të ardhshme.

Brexit

Bisedimet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Europian drejt një draft-plani për lënien nga Britania të bllokut ditën e mërkurë deri natën vonë dështuan.

Çdo gjë është me hua

A fiton 100,000 $ në vit? Kjo shifër mund të mos jetë e mjaftueshme për të blerë një shtëpi. Rezultati: Amerikanët me të ardhura më të larta më shumë po marrin shtëpi me qira se sa po i blejnë ato.

Ndërsa më shumë njerëz heqin dorë nga të paturit një shtëpi në pronësi, ekziston rreziku që hendeku tashmë i thelluar i pasurisë në Amerikë të përkeqësohet. Vlerësimi i çmimit të shtëpisë ka qenë historikisht mënyra se si shumica e amerikanëve të klasës së mesme grumbulluan pasuri.

Nuk janë vetëm New Yorku dhe San Francisco. Në Houston, Denver, Nashville, Tenn., Seattle, Cincinnati dhe Ann Arbor, Michigan, numri i qiramarrësve me të ardhura me të paktën gjashtë shifra është dyfishuar mes 2006 dhe 2017.

Pritshmëritë afatgjatë për inflacionin arritën rekordin e nivelit më të ulët muajin e fundit. Banka e Neë Yorkut tha se pritshmëria e publikut për inflacionin tha se pritshmëria e publikut për inflacionin tre vitet e fundit ra në 2.4%, leximi më i ulët që nga fillimi i anketimit në 2013-ën. Pjesë e çështjes për dy ulje radhazi të normave të Fed-it deri më tani këtë vit ka qenë të ndihmojë presionin e inflacionit të lartë. Pritjet për inflacionin mund të çojnë drejt një tjetër uljeje të normës së interesit kur bankierët qendror të takohen në fund të muajit, raporton Michael S. Derby.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë