Ekonomi

Ekonomia botërore po bie poshtë pritshmërive

Dihet tashmë që tregjet e urrejnë pasigurinë. Lajmi i keq është se ekonomia botërore po paraqet shumë surpriza të pakëndshme për investitorët.

CESI, Indeksi i suprizave të ekonomisë globale, që mat nivelin e parashikimeve makroekonomike kur rezultojnë të sakta ose jo.

Që nga vera e vitit 2020, treguesit ekonomikë ishin përpjekur deri vonë të befasonin në rritje. Por ndërsa inflacioni dhe besimi i konsumatorëve është rritur, ata tani nuk po arrijnë të përmbushin pritshmëritë e parashikuesëve.

Surprizat ekonomike duket se janë një mënyrë e dobishme për të vlerësuar vlerat e tregut. Kur ekonomia lulëzon, publikimet e të dhënave zakonisht do të jenë më të mira se sa prisnin analistët, duke rritur CESI-n.

Surprizat ekonomike duket të jenë të dobishme për të vlerësuar brishtësinë e tregut.

Gjatë rënies ekonomike, statistikat ekonomike do të bien nën vlerësimin, duke çuar kështu në surpriza negative, e kundërta ndodh kur ekonomia lulëzon. Nga qershori 2020 deri në korrik 2021, kur CESI për Amerikën ishte pozitiv falë shifrave optimiste të punësimit, inflacionit dhe strehimit, indeksi S&P 500 i firmave të mëdha amerikane u rrit me 38%.

Që atëherë, CESI ka lëvizur mbi dhe nën zero dhe aksionet kanë rënë me afërsisht 9%. Në një raport të botuar në 2016, Chiara Scotti, një ekonomiste në Bankën Federale, krijoi indeksin e saj të befasishëm bazuar në pesë tregues: GDP, prodhimi industrial, punësimi, shitjet me pakicë dhe sasia e prodhimit për një njësi faktor-prodhim.

Indeksi i Amerikës mati gjithashtu të ardhurat personale. Scotti zbuloi se surprizat pozitive ekonomike në Amerikë u shoqëruan me vlerësimin e dollarit në raport me euron, sterlinën dhe jenin.

(Në fakt, indeksi i Citi është projektuar nga njësia e këmbimit valutor të bankës për tregtimin e monedhave, jo të aksioneve.)

Por Indeksi i surprizave mund të jetë i vështirë për tu interpretuar. CESI përfshin parashikimet dhe analizimin e periudhës së shkuar për të nxjerrë një raport të ri.

Për shkak se indeksi pasqyron performancën ekonomike sipas pritshmërive, ai mund të jetë negativ gjatë ndryshimeve nëse parashikuesit janë shumë optimistë dhe pozitiv gjatë rënieve. Por, sipas analistëve të Citi, diçka e tillë bazohet  në marrëdhëniet rastësore dhe jo shkakore, edhe nëse ato nuk janë të qëndrueshme. /The Economist


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë