Ekonomi

Ekonomia amerikane do të dalë e superkarikuar nga pandemia, por me një rrezik

Ekspertët ndërkombëtarë janë të një mendje kur paralajmërojnë se është çështje muajsh që ekonomia amerikane të superkarikohet dhe të vendoset në shina zgjerimi të pashembullta në vitet e fundit, por ndahen se me çfarë efektesh anësore do të shoqërohet kjo rritje.

E sigurtë është që rritja e parashikuar prej tyre pritet që të fillojë me zgjerimin e procesit të vaksinimit kundër pandemisë së shkaktuar nga Covid dhe e nxitur nga paketat e ndihmës triliardadollarëshe që qeveria amerikane po shpërndan për bizneset dhe qytetarët.

Këto shuma kanë nxitur paralajmërimet se inflacioni mund të rritet në nivele dhe dollari mund të zhvlerësohet po në nivele rekord. Por, nuk mendon kështu Mark Zandi, kryeekonomisti i “Moody’s Analytics”.

Zandi nënkupton se ekonomisë amerikane do t’i duhen disa vite të mira për t’u rikthyer në nivelet parapandemike të punësimit, ndaj e përjashton mundësinë e rritjes së inflacionit në nivele shqetësuese.

Ai thotë se paketat ndihmëse të Qeverisë, ndërthurur edhe me 2.4 triliardë dollarët, pjesa më e madhe e tyre para që të turizmit, e që vlerësohet se amerikanët kanë kursyer për shkak të kufizimeve të pandemisë, do t’i tejkalojnë shpenzimet personale dhe rreziku që sheh është më tepër tek rritja artificiale e vlerës së kapitaleve, sidomos në tregun e ndërtimit.

Në këtë skenar, kryeekonomisti i Moody’s thotë se këto tregje mund të rezultojnë një fluskë që pasi fryhet e fryhet vazhdimisht të shpërthejë, duke nënkuptuar se ekonomia amerikane dhe ajo botërore mund të zhytet në një cikël të ri krize, ndoshta jo në përmasat e asaj të 2008-ës.

Burimi: Forbes. Përshtati në shqip Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë