Futboll

Egnatia shkarkon papritur trajnerin Duro, nuk përtypet humbja me Kukësin

Gazeta Si – Me një postim shumë të shkurtër në faqen e Facebook-it, klubi i Egnatias ka njoftuar shkarkimin e trajnerit Shpëtim Duro. Një vendim i papritur ky, sepse rrogozhinasit mbajnë vendin e katërt në renditje dhe janë vetëm 2 pikë pas Vllaznisë së vendit të tretë.

Shpëtim Duro. Gazeta Si, 27 janar 2023

Në njoftimin e klubit nuk ka asnjë shpjegim për vendimin e fundit. “KF Egnatia njofton se Shpëtim Duro nuk do jetë më trajneri i ekipit. Klubi e falenderon për punen e bërë dhe i uron suksese në karrierë”, - shkruhet në njoftimin zyrtar.

Shkak i shkarkimit të trajnerit mund të jenë rezultatet e fundit, dy barazime dhe humbja me Kukësin në shtëpi, por sërish është shumë pak për të marrë një vendim kaq drastik. Tani klubi rrogozhinas është në kërkim të trajnerit të tretë për këtë sezon, pasi më parë është larguar edhe Edlir Tetova.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë