Futboll

Egnatia largon trajnerin Tetova, Duro merr drejtimin e rrogozhinasve

Gazeta Si – Pas Kukësit dhe Teutës është Egnatia që bën ndryshim në stol. Edlir Tetova është larguar nga drejtimi i skuadrës rrogozhinase pas humbjes së sotme me Teutën. Drejtuesit e klubit nuk kanë pritur më dhe kanë ndarë rrugët me trajnerin durrsak.

Shpëtim Duro është trajneri i ri i ekipit rrogozhinas. Ai ishte kandidati kryesor për t’u ulur në stolin e Egnatias dhe mes palëve kishte kontakte, por në skenë doli edhe emri i italianit Diego Longo, i cili drejtoi Kukësin sezonin e kaluar.

Shpetim Duro. Gazeta Si, 15 tetor 2022

Rrogozhinasit investuan fuqishëm në verë, duke afruar shumë futbollistë. Pretendimet e tyre janë të mëdha për këtë sezon, por aktualisht mbajnë vendin e 6-të, me 9 pikë. Katër javët e fundit Egnatia nuk ka mundur të fitojë asnjë ndeshje, ndërsa humbje e sotme bëri që të vendoset për ndryshimin e trajnerit.

Klubi ka vendosur tashmë t'i besojë Shpëtim Duros. Trajneri kryeqytetas do të debutojë në krye të Egnatias në ndeshjen me Kukësin në fundjavë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë