Shendet

Efekti i Covid te vajzat adoleshente / Çrregullimet e të ngrënit dhe shkalla e vetë-dëmtimit janë shtuar që nga fillimi i pandemisë

Çrregullimet e të ngrënit dhe dëmtimi i vetvetes në mesin e vajzave adoleshente janë shtuar në tre vitet e fundit, sipas një studimi të ri.

Numri i 13-16-vjeçarëve me sëmundje si bulimia dhe anoreksia është tani 42 për qind më i lartë se në mars 2020.

Ndërkohë, ata që dëmtojnë veten janë shtuar gjithashtu me një të tretën (32 për qind) për të njëjtën periudhë.

Ekspertët besojnë se faktorët pse janë shtuar përfshijnë izolimin social, ankthin, ndryshimin e rutinës dhe ndikimin e rrjeteve sociale.

Studiuesit nga Universiteti i Mançesterit, Universiteti Keele, Universiteti i Exeter dhe shoqata e kërkimit të shëndetit mendor The McPin Foundation shikuan të mbi nëntë milionë pacientëve.

Që nga pandemia, studiuesit zbuluan se çrregullimet e të ngrënit ishin 42 për qind më të larta tek adoleshentet të moshës 13-16 vjeç dhe 32 për qind më të larta tek 17-19- vjeçarët.

Ajo që nuk arritën të zbulojnë studiuesit ishte se përse nuk panë një rritje të ngjashme edhe tek djemtë.

Dr Pearl Mok, nga Universiteti i Mançesterit dhe autori kryesor i studimit tha se shifrat e vërteta ka të ngjarë të jenë akoma më të larta, duke qenë se ka raste që nuk raportohen.

“Arsyet e rritjes së diagnozave të çrregullimeve të të ngrënit dhe episodeve të vetë-dëmtimit tek vajzat adoleshente gjatë pandemisë ka të ngjarë të jenë komplekse dhe mund të jenë për shkak të një përzierjeje problemesh si izolimi social, ankthi që rezulton nga ndryshimi i rutinave, ndikimet jo të shëndetshme të mediave sociale dhe rritja e ndërgjegjësimit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë