Politike

Eduard Selami: Mosnjohja e zgjedhjeve, akt antishqiptar

Ish- kryetari i Partisë Demokratike Eduard Selami nuk është dakord me qëndrimin që po ravijëzohet në selinë blu për mos njohjen e zgjedhjeve.

I shkëputur tashmë nga politika aktive, Selami komenton shkurt në Twitter:   

“Mosnjohja e zgjedhjeve një akt jo demokratik dhe antishqiptar”.

Prej ditësh nga selia blu po përforcohen zërat për mos njohjen e zgjedhjeve. Këtë fakt e përcolli edhe Lulzim Basha në takimin me drejtuesit e degëve të partisë edhe pse publikisht ai ende nuk e artikuluar një qëndrim të tillë.

Zgjedhjet janë njohur nga gjithë komuniteti ndërkombëtar dhe misioni i OSBE-OODIHR përmes raportit paraprak.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë