Muzike

Edicioni i 62-të i Festivalit të Këngës, 16 këngëtarë interpretuan natën e parë

Nga Gazeta Si- Festivali i 62-të i Festivalit të Këngës në RTSH çeli mbrëmjen e djeshme siparin e 4 netëve nën tingujt e muzikës.

Në moderimin e Kledi Kadiu, Adriana Matoshit, Krisa Caushit dhe Xhuliano Xhules, në natën e parë u ngjitën në skenën e “Pallatit të Kongreseve” 16 këngëtarë për ëndrrën drejt edicionit të 68-të të Festivalit Europian, që do të mbahet në Malmo të Suedisë.

Në natën e parë në skenën e festivalit performoi edhe këngëtari i famshëm italian, Umberto Tozzi, i cili solli një kolazh të hiteve të tij ndër vite.

Artistët pjesëmarrës ishin Stivi Ushe, Besa Kokëdhima, Mal Retkoceri, Eldis Arrnjeti, Shpat Deda, Jehona Ponari, Peter Pan Quarter, Festina Mejzini, Kastro Zizo, Luan Durmishi, Melodajn Mancaku, Olsi Ballta, Andi Tanko, Sergio Hajdini, Santino De Bartolo, Olimpia Smajlaj.

Ndërsa anëtarët e jurisë janë Aleksandër Gjoka, Indrit Mesiti, Adelina Ismajli, Fitnete Tuda, Elena Kadare, Natasha Lako, Anila Aliu, Shpëtim Kushta, Victor Van Vought, Zana Shuteriqi dhe Shkumbin Ahmetxheka.

Juria do të vendosë për 6 çmime, mes tyre edhe këngën fituese të çmimit të parë të Festivalit. Ndërkohë, edhe këtë vit do të jetë publiku, i cili do të vendos se cila këngë do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Votimi do hapet në fund të natës së dytë, pasi janë shfaqur të 31 këngët konkurruese. Votimi do të qëndrojë i hapur deri në fund të natës finale ku do të shpallen edhe fituesit e kësaj gare plot emocione.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë