Futboll

Edi Reja reklamon ‘Air Albanian” në Itali: Një xhevahir!

Gazeta Si - Finalja e Ligës së Konferencës mes Romës dhe Fejnordit e ka vënë Tiranën në qendër të vëmendjes. Diçka e pritshme, duke parë interesimin e madh për finalen e edicionit të parë të këtij kompeticioni. Tirana dhe “Air Albania’ më shumë po lakohen në Itali, ku së fundi ka folur edhe trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja.

Për ‘Il Messaggero’ ai ka dhënë opinionin e tij në lidhje me stadiumin që do të presë finalen. Një stadium që ka ngritur shumë diskutime për faktin se është i vogël. Por Reja i ka bërë këtij stadiumi një reklamë shumë të mirë.

Stadiumi "Air Albania". Gazeta Si, 13 maj 2022

"E vërteta është se askush nuk e priste këtë boom të turneut, - thekson Reja. - UEFA mendonte për një sezon eksperimental, që në fakt rezultoi mjaft interesant. Vitet e fundit është luajtur në Talin dhe Belfast, nuk më duket se është skandaloze të organizohet finalja në kryeqytetin e Shqipërisë.

“Air Albania’ është një xhevahir. Vizibiliteti është perfekt, por problemet logjistike ekzistojnë. Shumë hotele janë ezauruar, banorët lëshojnë dhoma me qira, por këto gjëra ndodhin kudo”, - ka pohuar Reja, trajneri i kuqezinjve.

Kuptohet, italiani që drejton Shqipërinë do të bëjë tifo për Romën në finale. “Patjetër që do të bëj tifo për Romën dhe Mourinjon. Në krye të verdhebluve më duket se është rinuar”, - kë thënë Reja.

Në finalen e 25 majit do të jetë edhe një nga futbollistët kryesorë të Kombëtares, Marash Kumbulla. Trajneri Reja me siguri nuk do të mungojë në tribunën e “Air Albanias”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë