Futboll

Edi Martini jep dorëheqjen nga Teuta, trajneri i dytë i larguar në 10 javë

Humbje me kosto ajo me Partizanin. Teuta ka mbetur pa trajner, pasi Edi Martini ka dhënë dorëheqjen. Vetë trajneri shkodran ka bërë një postim në faqen e tij në Facebook, ku sqaron se i ka kërkuar dorëheqjen presidentit Edmond Hasanbelliu.

“Pas humbjes me Partizanin, duke marrë të gjitha përgjegjësitë mbi vete dhe duke parë ecurinë jo të mirë në këto javë, i kam kërkuar presidentit Hasanbelliu dorëheqjen time. Duke e falenderuar pa fund presidentin Hasanbelliu për mundësinë dhe besimin që më dha, jam dhe do i jem mirënjohës për gjithë jetën time.

Edi Martini. Gazeta Si, 27 nentor 2021

Falënderoj pa fund të gjithë lojtarët, me të cilët kam punuar këto 2 vjet për kënaqësinë që më kanë dhënë, për trofetë që kemi fituar së bashku. Jam i sigurt që kjo nuk është një lamtumirë, por një mirupafshim”, - shkruan Martini mes të tjerash.

Në krye të Teutës trajneri Martini fitoi titullin kampion sezonin e kaluar, i dyti në historinë e klubit durrsak. Ai është trajneri i dytë i larguar në këto 10 javë të kampionatit, pas maalzezit Dejan Vukiçeviç nga Laçi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë