Moti

Edhe sot temperatura deri në 40 gradë, ndërsa vjeshta do të na sjellë stuhi

Ditën e sotme, 31 Gusht 2020 vendi ynë është në ndikimin e masave ajrore të nxehta nga Afrika. Moti do jetë me diell dhe temperatura të larta.
Meterologja e Gazetës "Si" tregon se në zonat malore temperaturat do të jenë 15-35 gradë celsius, zona e ulët 16-40 gradë celsius dhe zona bregdetare 19-35 gradë celsius. Ndërsa vjeshta do të nisë me mot të freskët për shkak të masave ajrore nga Europa veri-perendimore, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare dhe rreshje shiu të pakta në orët e para të mëngjesit.
Temperaturat do të zbresin ndjeshëm, duke u luhatur nga 27 gradë në veri deri në 31 gradë celsius në bregdet.  Në orët e para të mëngjesit do të ketë edhe stuhi në bregdet. Era do të jetë e vrullshme me shpejtësi deri në 15/20 m/sek dhe dallgëzimi do të jetë 5 ballë në det hapur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë