Kombetarja

Edhe Polonia me mungesa ndaj Shqipërisë, më shumë shanse për kuqezinjtë

Gazeta Si – Kombëtarja shqiptare ka mungesa të konsiderueshme për sfidën e 27 marsit me Poloninë, ndeshja e parë kualifikuese për Euro 2024. Por kuqezinjtë mund të ngushëllohen me faktin se një situatë të tillë po kalon edhe kundërshtari.

Kamil Piatkovski, Bartosz Bereszinski dhe Kasper Kozlovski janë lojtarët që duket se do të mbeten jashtë ndeshjes me Shqipërinë në radhët e polakëve. Më parë ata kanë humbur edhe mbrojtësin Bednarek, duke ia bërë më të vështirë punën trajnerit Fernando Santos.

Nga nje ndeshje mes Polonise dhe Shqiperise. Gazeta Si, 22 mars 2023

Megjithatë, Polonia mbetet një skuadër mjaft e fortë, me lojtarë ekspertë, si Robert Levandovski apo Piotr Zielinski.

Mungesat te Shqipëria janë më të rëndësishme në fakt. Trajneri Silvinjo nuk do të ketë në ndeshjen e tij debutuese disa nga elementët më të mirë të kuqezinjve, si mbrojtësit Berat Gjimshiti dhe Adrian ismajli, mesfushorin Keidi Bare dhe sulmuesin Armando Broja, që është edhe ylli i skuadrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë