Moti

Edhe në javën e ardhshme nuk do të kemi diell


Zyrtarisht jemi futur në stinën e verës astronomike, por moti vazhdon të jetë i paqëndrueshëm për shkak të masave ajrore më të fresketa nga Europa veriore. Pasditja sot sërish në zonat malore dhe zonën qendrore do të rikthejë rreshje shiu me rrebeshe. Ndërsa bregdeti do të jetë me diell dhe vranësira. Ndërsa në fillim të javës vendi ynë do të përfshihet nga qendra e presionit të ulët ku do të ketë rreshje shiu intensive në të gjithë vendin, intesitet me i lartë do të jetë në Juglindje. Dita e Martë do të mbetet e paqëndrueshme por rreshjet do të jenë më të izoluara në zonat malore.
Temperaturat do të jenë me rënie në mesdite.
Zona malore 12-24 gradë celsius.
Zona e ulët 16-28 gradë celsius.
Zona bregdetare 17-27 gradë celsius. Do të jetë fundi i javës i cili do të sjellë të nxehtin nga Saharaja dhe rritje të temperaturave deri në 35 gradë celcius.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë