Sociale

Britani, edhe ministri i Shëndetësisë me Covid-19

Pas kryeministrit britanik Boris Xhonson, edhe Ministri i Shëndetit, Matt Hancock ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Ashtu si kreu i qeverisë britanike, edhe ai është duke u izoluar në shtëpi dhe simptomat e tij thuhet se janë të buta.

Kryeministri ka pasur kontakte të ngushta me figurat kryesore të kabinetit përfshirë edhe ministrin e shëndetësisë, duke ngritur shqetësime për atë që mund të ndodhë nëse virusi përhapet më gjerësisht në qeveri dhe parlament.

Boris Johnson po vazhdon të punojë nga shtëpia pas diagnozës së tij, megjithëse BBC shkruan se banesa e tij në Downing Street është mbyllur.

Matt Hancock, Gazeta Si, 2020

Mediat ngrenë shqetësime edhe për shëndetin e të fejuarës së tij, Carrie e cila raportohet të jetë 3 muajshe shtatzënë. Ajo mësohet se ndodhet nën kujdes të vazhdueshëm shëndetësor, por nuk dihet ende nëse infektuar me Covid-19. Studimet kanë zbuluar se gratë shtatzënë janë grupi nga koronavirusi..

Një zëdhënës i qeverisë, tha që ushqimet e kryeministrit dhe dokumentet e punës do të liheshin jashtë derës së tij. Carrie Symonds është duke u izoluar diku tjetër, megjithëse qeveria  nuk ka dhënë asnjë detaj se ku.

Xhonson nuk do të paraqitet në konferencën ditore në lidhje me koronavirusin dhe Ministri Michael Gove do të marrë vendin e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë