Kombetarja

Edhe Meritan Shabani kuqezi, trajneri Silvinjo pritet ta grumbullojë në tetor

Gazeta Si – Meritan Shabani pritet të jetë ‘blerja’ e radhës në Kombëtare nga trajneri Silvinjo. Në grumbullimin e tetorit të kuqezinjve për ndeshjen vendimtare me Çekinë dhe një miqësore pas saj, trajneri brazilian pritet të ketë në listë edhe mesfushorin 24-vjeçar.

Lojtari i rritur në akademinë e Bajernit të Mynihut, me nënshtetësi gjermane dhe kosovare, mësohet se ka marrë edhe pasaportën shqiptare së fundi, kështu që është gati për të veshur fanellën kuqezi. Ai ndoshta do të debutojë në miqësore, ndërsa ky afrim, gjithmonë nëse zyrtarizohet, mund të ndezë më shumë debatin mes Shqipërisë dhe Kosovës për lojtarët.

Shabani luan në Zvicër aktualisht, me Zyrih. Ai është një mesfushor me tipare sulmuese, që përveç ekipeve të moshave të Bajernit, ka qenë edhe te U-21 i Volverhemptonit dhe Venlo në Holandë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë