Politike

(Edhe) Majko i pakënaqur me drejtësinë e re: Mos vallë në këtë vend vetëm të majtët e shkelin ligjin?

Deputeti i PS, Pandeli Majko tha gjatë një fjalimi të mbajtur në Kuvend, (ku raportuan drejtuesit e drejtësisë), se mazhoranca socialiste e ka” provuar” në kurrizin e saj “shkopin” e drejtësisë së re

“Mos prisni që t’u them që ndihem mirë kur shoh përfaqësues të politikës së majtë në burg. E vërteta është që ndihem keq. Por më keq ndihem kur përballem me pyetjen se mos vallë në këtë vend vetëm të majtët e shkelin ligjin?”, tha Majko.

Deputeti socialist kërkoi nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë që të mos u kthehet traditave të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe që marrëdhënia me Prokurorin e Përgjithshëm të mos ajo si ajo e një çifti të divorcuar.

Ndërsa, sa i përket punës së SPAK, Majko tha se mbështet hetimin e nisur brenda strukturës së Posaçme për nxjerrjen e sekretit hetimor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë