Politike

Edhe këtë herë pa negociata, Rama: Nuk dorëzohemi!

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria nuk do të dorëzohet lehtë dhe do të vazhdojë të punojë për t’u anëtarësuar në BE, pavarësisht se edhe këtë qershor nuk mori një datë për negociatat.

Rama publikoi në rrjetet sociale foton zyrtare nga samiti i BE me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor.

“vend i këndshëm, njerëz të këndshëm, fjalë të këndshme, foto të këndshme dhe imagjinoni se sa këndshëm do të ishte sikur premtimet e këndshme të shoqëroheshin me vendimmarrje”.

“Por, ne shqiptarët nuk jemi kaq të këndshëm sa të dorëzohemi lehtë. Prandaj, ne do të vazhdojmë të punojmë edhe më fort për ta bërë Shqipërinë një anëtare të këndshme të Bashkimit Europian”, shkruan Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë