Laszlo Rimoczi, një pastiçier nga Hungaria vendosi të vinte maska në çokollatën e babagjyshit si një shaka për të lumturuar banorët e vendit të tij në këtë pandemi.
Por, kjo ide nuk ngeli në formën e shakasë pasi porositë u shtuan dhe tani ai vështirë se mund të ecë me hapin e kërkesës.

“Unë mendoj se kur të vijë babagjyshi ai do të duhet të vendosë një maskë për të treguar një shembull të mirë për njerëzit,” tha Rimoczi, i ulur në pastiçerinë e tij në oborrin e shtëpisë.
Për të vazhduar me porositë, atij i është dashur të thjeshtojë modelin dhe tani prodhon rreth 100 çokollata babagjysh në ditë, duke përdorur çokollatë italiane pa gluten. Tani ai njihet në të gjithë zonën dhe më tej për këtë ide./Reuters
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje