Futboll

Edhe Belgjika mbyll dyert e stadiumeve pas variantit Omicron, luhet pa tifozë

Pas Gjermanisë, edhe Belgjika do të luajë me stadiume të boshatisura në vazhdim të sezonit, sepse tifozët nuk do të lejohen. Kampionati belg rinis pas ndërprerjes së shkurtër për shkak të festave, por llogaritë duhen bërë me situatën me Covid-19.

Qeveria ka vendosur që ndeshjet e kampionatit (Jupiler Pro League) të zhvillohen me dyer të mbyllura për të minimizuar përhapjen e virusit dhe numrit të infektimeve. Anversa, një nga ekipet e kampionatit, është shndërruar në një vatër infeksioni, duke shkaktuar shtyrjen e ndeshjes së radhës. Janë 9 lojtarët e këtij ekipi që janë infektuar dhe duhet të izolohen.

Lojtaret e Anverses gjate nje ndeshjeje. Gazeta Si, 26 dhjetor 2021

Duhet theksuar se Belgjika ishte një nga vendet e para që vendosi të pezullonte kampionatin e futbollit në kohën kur nisi pendemia e Covid-19. Qeveria e këtij vendi nuk ka toleruar aspak në masat shtrënguese për pandeminë. Me stadiume të mbyllura pritet të luhet edhe në vende të tjera të Europës, duke parë shtimin e shpejtë të rasteve të variantit Omicron.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë