Gazeta Si – Zelimkhan Abakarov, mundësi çeçen që garon për Shqipërinë, ashtu si patrioti i tij Dudaev, ka siguruar sot kalimin në finalen e Europianit të mundjes, që po zhvillohet në Rumani. Ai ka siguruar kështu minimalisht medaljen e argjendit në këtë aktivitet ndërkombëtar.
Abakarov ka fituar tri ndeshje radhazi në stilin e lirë, në peshën 61 kilogramë. Në fillim mundësi ynë mposhti pastër Mezhlum Mezhlumyan, 9-0. Më pas mundi gjeorgjianin Shota Phartenadze 7-5 dhe gjermanin Niklas Stechele 10-0.
Mundësi kuqezi do të ketë nesër një mundësi të mirë për të marrë medaljen e artë në Europianin e Bukureshtit. Në finale Shipëria ka shkuar edhe me mundësin tjetër, Islam Dudaev, në peshën 65 kilogramë.
Vonesa e vizës rumune ka penguar një tjetër mundës të huaj që tani i është bashkuar Shqipërisë, rusin Valiev, të marrë pjesë në këtë event të rëndësishëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




