Shendet

Edhe 3 minuta ecje mund të ndihmojnë në përmirësimin e diabetit të tipit 1

Ecja për tre minuta çdo gjysmë ore mund të ndihmojë në përmirësimin e niveleve të sheqerit në gjak, sipas një studimi të paraqitur në një konferencë për diabetin në Britani.

Studimi i personave me diabet të tipit 1 tregoi se nivelet e sheqerit në gjak u ulën kur bënin pushime të rregullta ecjeje gjatë një periudhe shtatë-orëshe.

Këto aktivitete studiuesit i kanë quajtur “aktivitete snack” dhe mund të bëjnë ndryshime praktike, pa kosto.

Sheqeri i lartë në gjak mund të rezultojë në komplikime si probleme me veshkat, problemet me sytë dhe sulmet në zemër.

Elizabeth Robertson, drejtoreshë e kërkimit të diabetit në Britani, e cila financoi studimin, tha se për njerëzit me diabet të tipit 1, menaxhimi i niveleve të sheqerit në gjak çdo ditë, mund të jetë një zgjidhje.

“Është tepër inkurajuese që këto gjetje tregojnë se bërja e një ndryshimi të thjeshtë dhe praktik, si ecja gjatë një telefonate ose vendosja e një alarmi për t’u kujtuar që të bëni ecje herë pas here, për të shmangur qëndrimin ulur për periudha të gjata mund të ketë një efekt të madh në nivelet e sheqerit në gjak.

Studiuesi kryesor Matthew Campbell thotë se është i befasuar se sa shumë mund të ndryshojnë 3 minuta ecje çdo orë.

Në provën e fazës së hershme, e cila ende nuk është publikuar, të rritur me diabet të tipit 1 përfunduan dy seanca shtatë-orëshe të ulur.

Në një seancë ata qëndruan ulur. Në tjetrën ata i ndanë shtatë orët me tre minuta ecje çdo 30 minuta.

Sheqeri i tyre në gjak u monitorua vazhdimisht për 48 orë nga fillimi i çdo seance dhe të gjithë konsumuan ushqim të ngjashëm gjatë shtatë orëve dhe nuk ndryshuan trajtimin e tyre me insulinë.

Marrja e pushimeve të rregullta në ecje rezultoi në nivele mesatare më të ulëta të sheqerit në gjak.

Campbell thotë se shpreson të përfundojë studime më të mëdha për një periudhë më të gjatë për të kuptuar më mirë përfitimet e kësaj qasjeje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë