Bota

Ebola mbërrin në Itali? Dy persona të kthyer nga Uganda me ethe nën mbikëqyrje

Gazeta Si – Ministria Italiane e Shëndetësisë ka aktivizuar monitorimin shëndetësor për dy persona që u kthyen nga Uganda me ethe dhe aktualisht janë të shtruar në spital në Spitalin Sacco në Milano. Sipas mediave italiane, familjarët e dy pacientëve janë nën monitorim po ashtu.

Dy personat me simptoma të etheve, njoftoi ministria në një deklaratë, janë transferuar në Spitalin Sacco, një strukturë e pajisur me nivelet më të larta të biokontaminimit dhe menaxhimit të sëmundjeve infektive me rrezik të lartë, ku do të kryhen testet diagnostikuese në përputhje me protokollet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Anëtarët e tjerë të familjeve të prekura i janë nënshtrrua mbikëqyrjes dhe monitorimit shëndetësor nga autoritetet kompetente.

Ministria e Shëndetësisë, përmes Departamentit të saj të Parandalimit, është në kontakt me Rajonin e Lombardisë, i cili ndërmori menjëherë veprime.

Rreziku i Ebolës në Itali “mbetet shumë i ulët”, deklaroi Ministria e Shëndetësisë, duke theksuar se “sistemi kombëtar për përgatitjen dhe reagimin ndaj emergjencave infektive, është plotësisht funksional dhe të gjitha procedurat e kërkuara për menaxhimin e çdo rasti të dyshuar janë aktivizuar”.

Ministria do të vazhdojë të ofrojë përditësime zyrtare bazuar në situatën epidemiologjike në zhvillim dhe rezultatet e vazhdueshme diagnostikuese.

Gjithashtu, ajo monitoron vazhdimisht situatën në zhvillim në lidhje me virusin Ebola në bashkëpunim të ngushtë me Rajonet, Institutin Superior të Shëndetit, spitalet përkatëse, autoritetet kombëtare shëndetësore dhe të gjitha organet e tjera përkatëse.

Të dielën, më 24 maj, Departamenti i Parandalimit i Ministrisë së Shëndetësisë, mori pjesë në takimin e Komitetit të Sigurisë Shëndetësore (KSHSh) të Komisionit Evropian dhe organizoi një pikë koordinimi kombëtar kushtuar situatës së Ebolës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë