Sociale

E zuri korrenti, ndërron jetë 53- vjeçarja në Kukës

Një 53-vjeçare nga Kukësi ka ndërruar jetë, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa ndizte pompën e ujit.

Ajo ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, teksa menjëherë është dërguar në Spitalin Rajonal të Kukësit nga familjarët por pa shenja jete.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kolsh të Kukësit, ku Z.O, vdiq nga korrenti.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë