Futboll

E urrej Juventusin! Polemika pas fjalëve të prokurorit të hetimit ‘Prisma’

Gazeta Si – Fjalë që kanë shkaktuar shumë diskutime dhe polemika, të thëna nga Çiro Santorielo, një nga prokurorët e hetimit të çështjes ‘Prisma’, që solli rigjykimin dhe dënimin për Juventusin.

"Unë e pranoj, ndjek dhe jam tifoz i thekur i Napolit, e urrej Juventusin. Si prokuror, jam anti-juventin, kundër vjedhjeve në fushë". Kjo është fjalia e thënë 4 vjet më parë nga Santorielo dhe që në popullin bardhezi ka shkaktuar indinjatë të thellë.

Ish-presidenti i Juventusit, Andrea Anjeli, dhe stafi i tij. Gazeta Si, 7 shkurt 2023

Çiro Santorielo është një nga Prokurorët e hetimit ‘Prisma’, që hetoi Juventusin dhe ish-drejtuesit e tij. Ai i ka thënë këto fjalë gjatë konventës "Modeli organizativ dhe klubet e futbollit”, më 14 qershor 2019 në Milano. "Si tifoz, ka rëndësi Napoli, si prokuror jam anti-juventin, kundër hajdutëve në fushë”.

Forumi në atë kohë organizohej nga disa studio ligjore dhe flitej për bilancet dhe plusvalencat. Zëri i prokurorit Santoriello dëgjohet me shkëputje dhe fjalët e tij shoqërohen shpesh me të qeshura dhe duartrokitje. ‘Mjaft me Juventusin!”, - dëgjohet një moment tjetër Santorielo.

Ministri i Sportit, Andrea Abodi, në Tuiter ka shkruar: "Kam parë, dëgjuar dhe kam mbajtur shënime, në respekt të detyrës, për verifikimet dhe vlerësimet përkatëse. Për momentin është korrekte të ndalem këtu". Në rrjetet sociale ndërkohë kanë shpërthyer polemikat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë