Futboll

E rrallë në Gjermani, lojtari mungon në ndeshje se është i rraskapitur

Gazeta Si – Një situatë e çuditshme ka ndodhur së fundi me klubin e Maincit në Bundesligë. Mbrojtësi i ekipit gjerman, Maksim Leitsh, është i padisponueshëm deri në një komunikim të dytë.

Një goditje e fortë për Maincin. Në një njoftim zyrtar të klubit shkruhet se mbrojtësi i qendrës nuk mund të luajë për momentin. Në njoftim bëhet me dije se lojtari i datëlindjes 1998 vuan nga një gjendje rraskapitjeje psikofizike.

Maksim Leitsh, mbrojtësi i maincit. Gazeta Si, 14 tetor 2022

Me shumë mundësi, janë pasojat e një infeksioni që Leitsh ka pasur kohët e fundit, që nuk e lejojnë atë të jetë gati për ndeshje. Mbrojtësi i transferuar në verë nga Bohumi te Mainci do të kryejë kontrolle të tjera të specializuara për ta kaluar këtë gjendje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë