Media Galeri

E ngatërruan me Neymar, influenceri brazilian ndiqet nga turma e njerëzve në qendrën tregtare

Një influencues brazilian, i njohur në rrjetet sociale për ngjashmërinë e tij të jashtëzakonshme me Neymar, ka shkaktuar skena kaotike në një qendër tregtare në Shtetet e Bashkuara, pasi dhjetëra tifozë besuan se po takonin yllin e futbollit.

Bëhet fjalë për Eigon Oliver, i cili ndodhet në SHBA për të ndjekur ndeshjet e Botërorit 2026. I veshur me fanellën e Brazilit dhe me një pamje pothuajse identike me atë të Neymarit, ai tërhoqi menjëherë vëmendjen e vizitorëve në qendrën tregtare.

Qindra persona nisën ta ndiqnin nëpër korridore për të bërë fotografi dhe për të kërkuar autografe, të bindur se kishin përballë një nga futbollistët më të njohur në botë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë