Ngjarje

E mitura nga Kavaja dëshmon si e përdhunuan

Imazh ilustrues

“Nuk kam kryer marrëdhënie me dhunë, por vetëm veprime intime”. Kjo është alibia e shtatë djemve nën akuzë për përdhunimin e të miturës nga Kavaja, përmes shantazhit përmes një videoje. Djemtë kërkuan masa më të lehta, por prokuroria i akuzon të shtatë ata se jo vetëm e kanë përdhunuar të miturën, por po përgatiteshin ta trafikonin atë.

Rrëfimi i vajzës
"… Sa kishte filluar shkolla , ishte data 19 shtator. Kisha detyrë të shkruaja një ese. Shoku i klasës që prej klasës së dytë (të cilit prokuroria në dosje i ka vendosur inicialet A), më kërkoi ndihmë që t’i shkruaja edhe atij një ese. E shkrova dhe ia dërgova me foto nga tableti. Ai më tha se më kishte qejf, mendova se mos ishte shoku tjetër “H” që po tallej, por ai u betua për vëllain dhe pjesëtarët e tjerë të shtëpisë. Çdo ditë pas asaj dite ne flisnim rregullisht me njëri-tjetrin përmes “Instagram”-it. Në fillim të tetorit, ai kishte ditëlindjen dhe unë e pyeta se çfarë dhurate donte, ai m’u përgjigj nuk dua asnjë dhuratë, por dua ty. Kërkoi marrëdhënie seksuale. Iu përgjigja direkt “JO”, por më pas ai çdo 3 ose katër ditë më shkruante “një gjë që të kërkoj ti nuk ma plotëson”. Një ditë vendosa që të pranoja dhe e lamë në fund të muajit tetor të shkonim te një dyqan, që më herët kishte qenë bilardo dhe i përkiste një tjetër shoku të shkollës. Hymë brenda dhe aty kishte gjëra të vjetra, bilardo, tavolinë, rafte. Aty u zhveshëm të dy nga brezi e poshtë dhe ai me organin gjenital ka penetruar në organin tim gjenital. Pata pak hemorragji. Kryem marrëdhënie, por jashtë qëndronte “H”, shoku i të dashurit, që mos na gjente kush në shtëpi, pasi ai kishte frikë mos vinin prindërit e tij dhe na gjenin.
Dy ditë më vonë “A” më shkroi në “Instagram” dhe më tregoi se shoku i tij “H”, i kishte filmuar me telefon dhe ua kishte dërguar tre kushërinjve të tij. Unë nuk e pashë “A” të bënte video atë ditë dhe as “H”. Ai më kërkoi të kryeja marrëdhënie edhe me shokun e tij dhe tre kushërinjtë e tij, në të kundërt do ta publikonin videon në internet. Iu luta që këtë çështje ta zgjidhte ai, por ai m’u përgjigj se nuk kishte çfarë të bënte duke qenë se, sipas tij, ia kishin marrë videon në pabesi. E frikësuar pranova, u ktheva sërish aty ku kisha qenë, në bilardo kreva marrëdhënie me “A”, dhe më pas kreva marrëdhënie me “H” dhe me “C”. Këtij të fundit iu luta ta fshinte videon dhe ai më premtoi se e kishte fshirë. Në muajin nëntor shkova në shtëpinë e gjyshërve të “A”, aty kreva sërish marrëdhënie me katër shokë të tjerë të “A”, ua kërkova videon, por më thanë se e kishin telefonin me defekt. Gjatë muajit dhjetor vazhdoja të komunikoja në “Instagram” me “A”. Ai më shkruante s’duhet të ndaheshim. Një ditë më pas “B” më shkroi në “Instagram” dhe më kërkoi prapë marrëdhënie, në të kundërt më kërcënoi se do njoftonte mësuesen dhe prindërit. Më 20 dhjetor u ndava nga “A”, por të nesërmen më shkroi shoku tjetër i tij, H”, duke më trysnuar se kishte videon dhe do ta publikonte nëse nuk kryeja marrëdhënie me të. “Kjo gjë duhet të ndodhë para vitit të ri”, më kërcënoi. Më lanë një adresë dhe kur shkova aty, kishte ardhur edhe një tjetër, e pyeta ku e kishte gjetur videon, por ai nuk tregoi. Ata vazhduan të më kërcënonin herë se kishin pistoleta dhe se do më vrisnin mua, motrën prindërit dhe pas vitit të ri, njëri prej tyre më shkroi duke më thënë se duhet të kryeja marrëdhënie edhe me “F”, sepse edhe ai e kishte videon. Vazhdonin të më shkruanin dhe aty kuptova se videon e kishin të gjithë djemtë e klasës. I dashuri i parë më shkroi se duhet të kryeja marrëdhënie edhe me “G”, me të cilin u takova në janar. Përpara se të vija për kallëzim penal, kuptova se ata po bënin plane që të kryeja marrëdhënie me shumë të tjerë dhe lekët që do merrnin prej tyre do t’ia jepnin ish të dashurit, i cili ishte shprehur se do blinte pajisje lojërash në internet. E pyeta ish të dashurin dhe ai ma pranoi, më shpjegoi se sapo të blinte pajisjet, do ta mbyllnin atë muhabet. Një ditë më pyeti mësuesja kujdestare se “çfarë raporti kisha me ‘A’ dhe asaj ia tregova të gjitha. “Kam tentuar disa herë të vetëvritem.

Provat
Nuk është vetëm rrëfimi i të miturës që vërteton abuzimin e saj. Janë një sërë provash që nga kontrolli mjeko-ligjor i saj , aparatet celulare të djemve përdhunues. Por, çfarë është më e rëndësishme është edhe një procesverbal i mësueses kujdestare, e cila është njoftuar nga një punonjëse ku i thoshte se kishte gjetur një mesazh në telefonin e të birit, ku ish i dashuri i vajzës i kërkonte një vend, pasi do kryente marrëdhënie me të miturën. Pikërisht, ky i mitur është shoku i bankës së viktimës, i cili, pasi ka mësuar situatën, i ka kërkuar që të njoftonte të ëmën si edhe t’i tregonte mësueses kujdestare. Shoku i bankës është i vetmi që edhe pse ka parë kur hynin të tjerët në pallat, nuk ka pranuar të kryejë marrëdhënie me të.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë