Ka ndodhur

Dyshohet se abuzoi seksualisht me të renë, arrestohet 63- vjeçari në Lushnjë

Gazeta Si - Një 63-vjeçar nga Lushnja është arrestuar nën akuzën e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura.

Policia tha se shtetasi L.T., 63 vjeç, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 24-vjeçare, e cila më pas ka bërë kallëzim në polici.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Barbullinjë, teksa Gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për autorin e këtij krimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë