Sociale

E mërkura dita më e keqe e pandemisë, rreth 106 mijë raste në të gjithë botën

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se të mërkurën kur shumë vende nisën me lehtësimin e masave në vendet europian, rastet e infektimit dhe të vdekjeve u shtuan në  vendet e varfra.  Sipas OBSH-së vetëm në 24 orët e fundit janë i identifikuar 106 mijë raste të reja personash të prekur nga koronavirusi dhe kjo është dita me numri më i madh të shënuar brenda një ditë që nga nisja e pandemisë së Covid-19.

"Kemi ende një rrugë të gjatë përpara lidhur me pandeminë. Jemi shumë të shqetësuar për rritjen e rasteve në vendet me të ardhura të ulëta e të mesme,” deklaroi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ndërsa drejtuesi i programit të emergjencave të OBSH, Mike Ryan, tha se shumë shpejtë do të kemi rreth 5 milion të prekur, një ngjarje vërtet tragjike.

Më herët OBSH u kritikua nga Presidenti amerikan Donald Trump, i cili e akuzon organizatën për keq menaxhim të shpërthimit të Covid-19 dhe po favorizon Kinën.


Ryan tha se vlerësime të kësaj natyre zakonisht kryhen pas përfundimit të një emergjence.

"Do të preferoja që tani për tani, të përqendrohemi tek reagimi urgjent, tek kontrolli i epidemisë, tek zhvillimi dhe shpërndarja e vaksinave, tek përmirësimi i mbikëqyrjes sonë, shpëtimit të jetëve dhe shpërndarjes së mjeteve mbrojtëse thelbësore për punonjësit e shërbimit mjekësor, apo tek zvogëlimi i ndikimit të sëmundjes tek refugjatët dhe migrantët", tha ai.

Ndërsa Tedros tha se prej kohësh po kërkonte burimeve të tjera për financimin e OBSH-së, duke thënë se buxheti prej 2.3 miliardë dollarë i organizatës është shumë i vogël.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë