Kombetarja

E kryer, mbrojtësi i kombëtares firmos në Serinë A

Vijon të shtohet numri i futbollistëve shqiptarë në kampionatin italian, Seria A. I radhës që do të luaj në elitën italiane të futbollit, është mbrojtësi Kastriotit Dermaku.

Futbollisti kuqezi ka gjetur akordin me Parmën dhe brenda pak orësh pritet prezantimi zyrtar. 27-vjeçari përflitej prej disa kohësh për këtë transferim të bujshëm, por vetëm pasi është rënë dakord që ai të provoj shanset e tij në Serinë A, është firmosur marrëveshja mes të dyja palëve. Më herët ishte diskutuar për një kalim të tij te Parma, por klubi italian mund ta huazonte atë për një sezon në Serinë B për të marrë eksperiencën e duhur.

Por sipas gazetarit italian, Xhanluka di Marzo, drejtuesit emilian janë bindur për pjekurinë e Dermakut dhe kanë vendosur që t’i japin një shans që të luaj në Serinë A edhe pse shanset për të kapur një fanellë titullari do të jenë minimale.

Dermaku ka luajtur më herët në pjesën më të madhe të karrierës së tij në Serinë B, duke ndërruar disa ekipe dhe duket se tashmë i erdhi momenti që të bëjë hapin e madh në karrierë. Dermaku është pjesë e kombëtares që prej tetorit të vitit të shkuar, ku për herë të parë u thirr nga Kristian Panuçi. Që nga ajo kohë ai regjistron tre ndeshjen me ekipin kuqezi dhe tashmë me këtë transferim pritet të marrë akoma dhe më shumë minuta edhe në ekipin e Edi Rejas në ndeshjet e ardhshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë