Moti

E Hëna nis me temperatura të larta, rrezik zjarret

Mesdita e së dielës vijon me temperatura të larta, të cilat kanë arritur deri në 27 gradë celsius. Ndërkaq ditën e Hënë pritet që të vijoj i njëjti trend për motin.Temperaturat priten të jenë të larta kryesisht në vendet e ulëta dhe ato bregdetare. Të dhënat e IGJEUM, tregojnë në disa zona tё lokalizuara,janë të rrezikuara nga zjarri në pyeje. Konkretisht: qarku Elbasan (Jugperëndim), qarku Fier (Perëndim) dhe qarku Berat (Veriperëndim).Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 7 m/sek. Temperaturat e përgjithshme minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

Në bregdet: 15- 23 gradë celsius.

Në vendet e ulëta: 16-25 gradë celsius.

Në vendet malore: 8- 21 gradë celsius.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë