Moti

E hëna nis me mot të kthjellët, të martën rikthehen reshjet

Territori shqiptar do të vijojë nën ndikimin e motit të kthjellët deri pas mesditës kur priten kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin, por më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore të territorit.

Parashikohet që pasditja dhe në vijim të karakterizohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë vendin por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat minimale, por rriten ndjeshëm maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera minimale deri në 22°C vlera maksimale në rang vendi.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verior duke sjellë në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.

Në ditët në vijim pritet një situatë e paqëndrueshme atmosferike me reshje shiu. Reshjet e shiut të martën dhe të mërkurën do të jenë prezente kryesisht në zonat jugore dhe juglindore. Parashikohet që të enjten dhe të premten, reshjet të jenë më të pakta.

Gjithashtu, temperaturat do të pësojnë ulje në 19 apo 20 gradë ndërsa të enjten dhe të premten do të luhaten në 20 apo 21 gradë. Problematike do të jetë edhe parametri i erës, ku në brigjet e Jonit, shpejtësia do të arrijë në mbi 50 km/orë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë