Kryeministri italian Giuseppe Conte me anë një të vendimi të jashtëzakonshëm sapo ka shpallur të gjithë Italinë si zonë të kuqe të rrezikuar nga përhapja e koronavirusit. Në një konferencën për median, Conte bër të ditur se zona e kuqe është shtrirë në të gjithë Italinë dhe se në ditët në vijim do të shihet se çfarë masash të tjera do të merren.
“Nuk ka më kohë duhen, duhen masa më të forta shtrënguese. Jo më një zonë e kuqe, jeshile ose e verdhë. Të gjitha lëvizjet janë të ndaluara, përveç për nevoja të provuara, në të gjithë Italinë si deri tani në Lombardi dhe në 14 provincat”, ka deklaruar kryeministri italian në konferencën e orës vonë. Ai bëri të ditur edhe dekretin për shpalljen e kësaj zone të kuqe, që parashikon dhe marrjen e masave edhe në zonat e tjera të Italisë, jo vetëm në atë Lombardisë dhe 14 provincat e tjera. Sipas tij një vendim i tillë është marrë për shkak të rritjes së numrit të të prekurve dhe të vdekurve dhe kjo ka qenë edhe arsye e shpalljes së këtij dekreti.
“Zakonet tona prandaj duhen ndryshuar. Ata duhet të ndryshohen tani. Vendosa të ndërmarrë masa edhe më të rrepta, më të forta dhe menjëherë. Masa është ajo që pritet dhe tani konsiderohet e pashmangshme: Unë jam gati të nënshkruaj një masë që mund ta përmbledhim me shprehejn ‘Unë qëndroj në shtëpi’. Nuk do të ketë më një zonë të kuqe në gadishull. Nuk do të ketë më Itali 1 apo Itali 2. Do të jetë Italia, zonë e mbrojtur”, theksoi Conte.
Kështu me dekretin e nxjerrë do të mbyllen aktivitetet sportive, shkollat, palestrat dhe manifestimet dhe universitetet. Dekreti parashikon këtë masa deri më 3 prill, duke kufizuar lëvizjet dhe manifestimet. Ndërsa një ide është hedhur për të përdorur edhe ushtrinë në zbatimin e këtyre masave. Deri tani në Itali flitet për 7 985 të infektuar, 463 të vdekur dhe 724 të shëruar. Ndërkohë në të gjithë botën numërohen 4 mijë të vdekur nga koronavirusi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



