Komunitet

E gjithë bota në krizë, lindshmëria ulet në minimum

Normat e lindshmërisë në mbarë botën janë në rënie. Pothuajse gjysma e të gjitha shteteve kanë nivele të lindshmërisë nën nivelin e zëvendësimit, sipas një studimi të botuar nga revista “Lancet”. Në vitin 1950 nuk kishte një komb të vetëm me një nivel të lindshmërisë nën kufirin 2.05, tani mesatarja globale është vetëm 2.4, shumë poshtë krahasuar me 4.7 sa ishte rreth 70 vjet më parë.

Dallimet në mes kombeve janë bërë edhe më të theksuara, me disa vende europiane që kanë norma të ulëta rekord, deri në një fëmijë për çdo grua mesatarisht, krahasuar me më shumë se gjashtë fëmijë në disa vende afrikane. 

Nëse jetoni në një vend më të varfër me nivele të larta të lindshmërisë, një rënie ndoshta do të ishte një arsye për t’u festuar. Normat më të ulëta të lindshmërisë janë shpesh rezultat i më pak vdekjeve të fëmijëve, kontracepsionit lehtësisht të arritshëm dhe ekonomive të begata, gjë që shpjegon pse Europa, Amerika e Veriut dhe vendet më të pasura aziatike si Japonia, janë prekur në mënyrë disproporcionale.

Në vendet me nivele të lindshmërisë nën nivelin e zëvendësimit, megjithatë, shpenzimet tejkalojnë përfitimet. Europa ka luftuar me këtë sfidë për vite me radhë. Edhe më shumë sesa Shtetet e Bashkuara, mirëqenia europiane në masë të madhe varet nga një numër i mjaftueshëm i banorëve të moshës për punë, të cilët mund të financojnë kujdesin shëndetësor, pensionet dhe sigurimet shoqërore për të gjithë. Sa më pak të jenë, aq më e komplikuar bëhet mbështetja e një sistemi që u krijua në një shekull kur normat e pjellorisë në rënie ishin ndër problemet që njerëzit duhej të shqetësoheshin më së shumti.

Të alarmuara nga shifrat vazhdimisht në rënie, në disa shtete europiane qeveritë kanë marrë masa drastike. Ministria italiane e Shëndetësisë nisi një fushatë reklamimi rreth dy vjet më parë për të kujtuar qytetarët se 22 shtatori ishte “dita e lindshmërisë”. Vende të tjera kanë kërkuar ta adresojnë këtë çështje duke u fokusuar tek arsimi. Danimarka, për shembull, ka filluar t'u mësojë nxënësve se të kesh fëmijë, nuk sjell vetëm rreziqe, por ka edhe përfitime.

Por, studimi i kësaj jave ngre dyshime serioze rreth ndikimit të këtyre politikave ose propozimeve. “Politikat pro-nataliste janë ndjekur në më shumë se një duzinë vendesh, por efektet mbi normat e lindshmërisë nuk kanë qenë të mëdha”, tregojnë të dhënat e studimit. Në vend të kësaj, argumentojnë studiuesit, një pjesë gjithnjë e më e madhe e popullsisë së botës mund të duhet të përballet me moshat më të larta të daljes në pension, përfitimet e zvogëluara dhe, mbi të gjitha, ndoshta me çështjen më përçarëse të këtij shekulli deri tani: migrimin.

Normat e lindshmërisënë rënie nuk duhet menjëherë të rezultojnë në uljen e numrit të popullsisë,pasi migracioni dhe kujdesi shëndetësor më i mirë, ndikojnë gjithashtu nëshifrat e përgjithshme. Studimi që u financua nga Fondacioni “Bill & MelindaGates”, tregon se pothuajse gjysma e të gjitha shteteve tani kanë nivele të lindshmërisënën nivelin e zëvendësimit dhe se rritja e popullsisë ka pësuar rënie në vetëm33 vende nga 2010 në 2017. Vendet ku shifrat e popullsisë qëndruan të palëvizsshme,pavarësisht shkallëve më të ulëta të pjellorisë, përjetuan gjithashtu një fluksmë të madh të emigrantëve. Shkalla e lindshmërisë në Shtetet e Bashkuara ështënë të vërtetë edhe nën nivelet e zëvendësimit në 1.8, megjithatë popullsiaështë ende në rritje, falë migracionit në pjesën më të madhe. “Duhet njëgjeneratë derisa populli në të vërtetë të fillojë të bjerë”, shprehetChristopher Murray, i cili ka punuar në studim.

Pavarësisht nga vonesa në kohë, ka një faktor tjetër që ka shpëtuar deri tani Shtetet e Bashkuara nga ndjekja e fatit të shoqërive të vjetra të Europës: migrimi. Rënia e fundit e migrimit neto ka ngadalësuar tashmë rritjen e popullsisë së SHBA dhe mund të përshpejtojë një trend negativ.

Edhe në Shqipëri lindshmëriapo bie me ritme të shpejta, duke paralajmëruar një krizë të thellë demografikenë të ardhmen. INSTAT raportoi se në tremujorin e dytë të vitit të shkuar,lindjet në shkallë kombëtare ranë me 25.3 për qind krahasuar me të njëjtënperiudhë të vitit 2016. Trendi sipas tremujorëve ka vazhduar edhe gjatë vitit2018. Përkeqësimi i treguesve demografikë tashmë është kthyer në një trend tëpandalshëm. Në vitin 2016, numri i lindjeve në Shqipëri shënoi nivelin më tëulët që nga viti 1930, kohë në të cilën shteti shqiptar krijoi për herë të parëRegjistrin Civil. Por, ky rekord negativ është përkeqësuar edhe gjatë këtyre dyvjetëve të fundit. Në 3 dekadat e fundit popullsia e Shqipërisë është ulur merreth 410 mijë vetë, ndërsa shkaku i kësaj rrudhjeje ka qenë i lidhur vetëm meemigrimin masiv të shqiptarëve. Tani, vendi po kërcënohet edhe nga shtesa natyrorenegative e popullsisë, pra rënia e lindshmërisë nën nivelin e vdekjeve, çfarëdo ta thellojë edhe më shumë tkurrjen e popullsisë. Ky skenar i frikshëm përShqipërinë u paralajmërua edhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, e cila nënjë raport të këtij viti parashikon se, brenda një shekulli, popullsia eShqipërisë mund të rrudhet edhe nën 1 milion vetë.

Masat e tjera globale për të rritur normat e lindshmërisë kryesisht kanë dështuar. “Migrimi ka rezultuar të jetë efektiv në mbajtjen e numrit të popullsisë në disa vende”, shkruajnë autorët e studimit, megjithëse e pranojnë se migrimi në disa vende është shoqëruar me sfida sociale dhe politike.

Bazuar në këtë analizë, ulja e numrit të migracionit - siç po përpiqet të bëjë administrata e Presidentit Donald Trump - dhe veprimi i një buxheti që mbështetet në një forcë të re punëtore, duken kontradiktore. Shtetet e tjera janë gjithnjë e më të vetëdijshme për këtë. Të përballur me një normë rekord të ulët të lindshmërisë, Japonia vendosi të pushojë disa nga ligjet e saj të qëndrimit këtë muaj.

“Në planin afatgjatë, natyrisht, migrimi nuk mund të jetë i vetmi rregullim. Njerëzit përfundimisht do të zhduken nëse normat e lindshmërisë vazhdojnë të ulen”, tha Murray, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara janë ende në një pozicion më të mirë se shumë vende të tjera të zhvilluara, ku normat e lindshmërisë ranë nën nivelet e zëvendësimit disa dekada më parë. “Diçka që është ende në diskutim është fakti nëse përfitimet e ofruara financiare për prindërit e rinj mund të kenë një ndikim të mjaftueshëm”, tha ai. Përfitimet financiare të Europës Veriore janë shumë më bujare sesa përfitimet e SHBA. Propozimet e fundit të administratës së Trump për të ulur programet e sigurimeve shëndetësore të fëmijëve dhe për të ashpërsuar ligjet e migracionit, me shumë gjasa nuk do të priten mirë nga shumë votues në Shtetet e Bashkuara.


Copyright © Gazeta “Si”




Më Shumë