Moti

E enjtja dhe e premtja ditët më të nxehta të javës

Java ka nisur me kthjellime por të martën dhe të mërkurën moti sjell surpriza. Gjatë këtyre dy ditëve priten reshje shiu, kryesisht gjatë mesditës dhe pasdites. Reshjet do të jenë prezente përgjatë shtrirjes lindore të territorit por edhe në pjesën qendrore.

Ndërkohë, sa i përket të enjtes dhe të premtes, moti përmirësohet ndjeshëm. Reshjet do të jenë në sasi të pakta, kryesisht në zonat malore. Gjithashtu e enjtja dhe e premtja pritet të jenë dy ditët më të nxehta të kësaj jave pasi temperaturat do shkojnë deri në 36 gradë.

Termometri gjatë ditës së sotme do të shkojë në 33 gjatë mesditës dhe në disa zona të izoluara edhe në 34 gradë. Ndërsa ditën e enjte dhe të premte termometri parashikohet të shkojë në 35 apo 36 gradë, që do të jenë edhe dy ditët më te nxehta të kësaj jave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë