Tregjet franceze dhe europiane ranë të hënën pasi presidenti Emmanuel Macron vendosi të shpërbëjë parlamentin pasi aleanca e tij e qendrës u trondit nga fitorja e partisë së djathtë të Le Pen në Parlamentin Europian.
Në aksionet franceze nisi një shitje masive dhe obligacionet europiane u rrënuan, si reagim i investitorëve ndaj mundësisë së një qeverie të djathtë.
Indeksi i vendit Cac 40 ra me 2%, me bankat dhe shërbimet me goditjen më të madhe.
Partia e Le Pen fitoi 31.4% të votave në krahasim me 14.6% që kishte fituar Macron. Për pak ai i shpëtoi vendit të tretë.
“Për mua, gjithmonë kam menduar se një Europë e bashkuar, e fortë, e pavarur është e mirë për Francën, kjo është një situatë që nuk mund ta përballoj”, tha Macron. “Kam vendosur t’ju jap votën për të zgjedhur të ardhmen tonë parlamentare.
Investitorët shitën borxhin e qeverisë franceze, me një yield që u rrit në 3.2%.
Aksionet e Europës në Stoxx 600 humbën 0.8%, indeksi Dax i Gjermanisë ra me 1% dhe FTSE në Lodër me 0.4%. Euro u zhvlerësua me 0.5% ndaj dollarit, në 1.07.
Raundi i parë i zgjedhjeve parlamentare në Francsë do të mbahet në 3 javë.
Shpërbërja është një lojë kumari nga ana e Macron, që i kishte humbur prej kohësh pjesën më të madhe të ulëseve në parlament. Aleanca e tij mund të prishet dhe do ta detyrojë atë të vendosë një kryeministër nga një parti tjetër, Republikanët, ose dhe nga RN e ekstremit të djathtë, njohur si “bashkëjetesë”.
Në një skenar të tillë, Macron do të ketë shumë pak fuqi në duart e tij.
Vota franceze do të vendosë për fatin e mureve të Europës kundër të djathtës ekstreme.
Vlerësimet e votimit treguan se lista e RN-së, e udhëhequr nga shefi karizmatik i partisë, 28-vjeçari Jordan Bardella, kishte fituar pothuajse aq vota sa totali i përgjithshëm i aleancës së Macron, i udhëhequr nga një eurodeputete pak e njohur Valerie Hayer, dhe partitë tradicionale të qendrës së djathtë dhe qendrës së majtë.
“Në më shumë se 30% të votave të tyre për ne, francezët kanë dhënë verdiktin e tyre dhe kanë shënuar vendosmërinë e vendit tonë për të ndryshuar drejtimin e BE-së”, tha Bardella në një fjalim nga selia e tij e fushatës. “Ky është vetëm fillimi.”
Rezultatet tregojnë popullaritetin në rritje të RN që nga viti 2019, kur fitoi 23.3% të votave në zgjedhjet e fundit europiane, duke ardhur vetëm pak përpara listës së Macron, e cila mori 22.4%./FinancialTimes
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.