Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të karakterizojnë kushtet e motit në të gjithë vendin, por pas mesdite pritet shtim i vranësirave duke rrezikuar shira në pjesën më të madhe të vendit ku në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, herë pas here priten edhe rrebeshe afatshkurtra.
Në mbrëmje dhe gjatë natës do të ketë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike duke ri-kthyer kthjellimet në të githë vendin. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 31°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 2 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



