Kombetarja

E ardhmja e Hysajt, mes Londrës dhe Romës

Elseid Hysaj duket se do të jetë një telenovelë pa fund në këtë verë merkatoje. Mbrojtësi shqiptar është i destinuar për tu larguar nga Napoli, aty ku Ançeloti nuk e dëshiron më, por ende nuk e ka gjetur ekipin ku do të vijojë karrierën. Në fillim ishte Atletiko favoriti kryesor, pistë që sfumua, pasi spanjollët morën Tripier nga Totenham.

Por sot gazetat italiane kanë shkruar për dy mundësi transferimi të Elseid Hysaj. Njëri mes Roma ose Totenham do të jetë ekipi i ardhshëm për futbollistin shkodran.

Totenham e shikon Hysajn si zëvendësuesin ideal të Trripier që iku te Atletiko, por e gjykon të lartë shifrën prej 25 milionë eurosh që kërkon Napoli. Londinezët mësohet të kenë gjetur akordin me agjentin e Hysaj dhe tashmë mbetet për tu bindur vetëm presidenti napolitan De Laurentis.

Ndërsa Roma e shikon mbrojtësin kuqezi si lojtarin ideal për të zëvendësuar Karsdorp. Ky i fundit projektohet për të larguar nga verdhekuqtë dhe trajneri Fonseka kërkon një lojtar që t’i përshtatet stilit të tij të lojës. Roma nëse do të zgjidhte dilemën e largimit të Karsdrop do i kishte paratë e nevojshme për t’i shpenzuar për Hysajn, i cili nuk ka asnjë kundërshtim për të kaluar në kryeqytetin italian.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë