Futboll

E ardhme amerikane edhe për Interin, Zhang i beson ‘Raine Group’

Gazeta Si – E përditshmja ekonomike “Il sole 24 ore’ zbulon hapat që ka në plan të bëjë familja pronare e klubit të Interit.

Bilanci i Interit vazhdon të shënojë humbje, edhe pse nuk janë më në shifrat -245 milionë eurove të sezonit të kaluar. Klubi zikaltër "djeg" rreth 10 milionë euroi në muaj dhe bollokimi i qeverisë kineze për investimet e jashtme në futboll imponon një linjë shumë të kontrolluar për familjen Zhang.

Situata aktuale nuk jep garanci për të ardhmen e afërt dhe të mesme. Familja Zhang ka nënshkruar me fondin amerikan ‘Oaktree’ një financiam prej 275 milionë aurosh, që duhet rimbursuar në 2024. Por, më shumë se për një partner të ri, për pronarët kinezë është e nevojshme shitja e Interit.

Interi feston nje gol. Gazeta Si, 27 shtator 2022

Në këto kushte, ‘Il Sole 24 Ore’ bën me dije familja Zhang ia ka besuar detyrën e shitjes bankaës amerikane ‘Raine Group’. E njëjta bankë që pak muaj më parë shiti Çelsin e miliardaerit rus Roman Abramoviç te grupi i investitorëve të përfaqësuar nga Todd Boehly.

Gjithmonë sipas të përditshmes ekonomike, gjasat janë që Interi të kalojë në duart e amerikanëve, si në rastin e Çelsit. Tani mbetet të mësohet kohëzgjatja e procesit. Jabët e arshdhme do të zgjidhet një studio ligjore si konsulente.

Sipas planeve të familjes Zhang, deri pak kohë më parë synohej afrimi një ortaku të ri në minorancë, që mund të garantonte burime të reja financiare. Por kjo rrugë është jo pak e komplikuar edhe tani zgjidhja është ajo e shitjes së shumicës së aksioneve të klubit zikaltër. Nyja e momentit ka të bëjë me vlerësimin e klubit, që në çdo rast do ta kalonte një miliard euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë