Drejtësia

Prokuroria i ndryshon akuzat dhe e lë mjekun në burg: Kurrë nuk kam bërë pornografi me gruan time

Gazeta Si - Gjykata e Tiranës ka lënë në burg mjekun kardiokirurg Dervish Hasi, i arrestuar dy ditë më parë për shfrytëzim të një vajze të mitur, 16 vjeçe për prostitucion.

Ai dyshohet nga Prokuroria e Tiranës për akuzat e  trafikimit të të miturve dhe pornografia, ndërsa më herët, ai akuzohej për marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, Hasi ka mohuar akuzat dhe nëpërmjet avokatit të tij kërkoi masë më të lehtë sigurie.

Hasi ka deklaruar se kurrë nuk ka bërë ndonjë trafikim dhe pronografi me gruan e tij ."Kurrë në jetën time nuk kam bërë ndonjëherë trafikim apo pornografi me gruan time. Nëse i kam bërë, atëherë jam dakord të qëndroj në burg", - tha ai.

42-vjeçari u vu në pranga pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe mbajtjes në vëzhgim të tij prej disa ditësh nga ku ka rezultuar se e mitura është shfrytëzuar prej tij për prostitucion për një periudhë 2-vjeçare.

Pas arrestimit të mjekut, policia sekuestroi edhe celularin ku në të janë gjetur filmime me përmbajtje erotike të 3 grave të Dervish Hasit, por edhe të vajzës 16-vjeçare.

Asnjë nga gratë e tij nuk ka pranuar të flasë para hetuesve dhe nuk kanë treguar asgjë në lidhje me ngjarjen para policisë.

Edhe vetë 42-vjeçari Hasi, në pjesën më të madhe të pyetjeve të policisë është shprehur me “po” ose “jo”, duke mos dhënë detaje të plota për ngjarjen edhe pse ka thënë se vajzën nuk e ka detyruar njeri.

E mitura prezantohej nga Hasi si gruaja e tij të katërt. Dervish Hasi nuk është një person i panjohur për policinë. Në vitin 2019, makinës së tij iu vu një sasi eksplozivi, ndërsa vetëm dy vite më vonë emri i tij doli në një hetim të SPAK lidhur me një grup që trafikonte armë dhe municione luftarake i zbërthyer nga bashkëpunëtori i drejtësisë, Enver Jamaku. Por prokuroria nuk i provoi dot akuzat dhe e pushoi hetimin ndaj tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë