Rend dhe Ligj

Dyshohet se përfituan ryshfet, arrestohen 2 policë të Komisariatit të Rinasit

Gazeta Si - Dy punonjës policie në Komisariatin e Rinasit, janë arrestuar këtë të mërkurë si të dyshuar për korrupsion.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), njofton se dy policët e Rinasit dyshohen për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.

Ata janë: Inspektor Ardit Doçi, 31 vjeç, me detyrë Kontrollor në Komisariatin e Policisë Aeroporti Rinas;

Inspektor Endri Beramaj, 24 vjeç, me detyrë Kontrollor në Komisariatin e Policisë Rinas. “Arrestimi u krye pasi gjatë veprimeve hetimore procedurale, të kryera për verifikimin e informacioneve mbi përfshirjen në veprime korruptive, u krijuan dyshime të arsyeshme, bazuar në prova se punonjësit e policisë, duke shfrytëzuar funksionin organik, kanë kërkuar dhe përfituar vlera monetare në formë rryshfeti, nga një shtetase që udhëtonte në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë”, - thuhet në njoftimin e AMP-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë