Ka ndodhur

Arrestohet 53-vjeçari në Gjirokastër, abuzonte seksualisht me vajzën e nipit

Një 53-vjeçar në Gjirokastër është arrestuar nga policia, pasi dyshohet të ketë abuzuar seksualisht me një 16-vjeçare. Por ngjarja merr përmasa edhe më të rënda, pasi mësohet se viktima është vajza e nipit të tij.

Në pranga ka rënë Kabul Hunda, banues në Libohovë, i cili akuzohet se ka ushtruar disa herë dhunë seksuale ndaj të afërmes së tij. Abuzuesi jetonte vetëm prej vitesh pas vdekjes së bashkëshortes, ndërsa fëmijët e tij jetojnë jashtë vendit.

Denoncimin në polici e ka bërë xhaxhai i së miturës, ndërsa familjarët pohojnë jashtë kamerave se vajza dukej e trembur prej kohësh, por vetëm një ditë më parë i ka treguar nënës së saj.

I dyshuari është arrestuar, ndërsa do të hetohet nga Prokuroria e Gjirokastrës, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale më dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

Vajza ndodhet në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe për t’iu nënshtruar ekzaminimeve të mëtejshme. Fillimisht adoleshentja u ka rrëfyer prindërve të saj rreth asaj që ka ndodhur dhe më pas këta të fundit i janë drejtuar policisë së Gjirokastrës, ku edhe kanë bërë denoncimin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë