Sociale

Dyshime për koronavirus, trageti i linjës Bari-Durrës-Bari në karantinë

Një traget i linjës Bari-Durrës-Bari është futur në karantinë me të gjithë ekuipazhin brenda pasi një prej pjesëtarëve të personelit të tragetit ka shfaqur simptoma të koronavirusit.

Trageti ‘Azzurra’ në linjën GNV, ka kryer udhëtime Bari-Durrës- Bari deri më 9 mars dhe më pas u fut në karantinë për shkak të dyshimeve se një person i ekuipazhit mund të jetë i infektuar me koronavirus.

Aktualisht në trageti ndodhet në karantinë dhe vetizolim i gjithë ekuipazhi, ndërsa personi që dyshohet se mund të jetë infektuar ndodhet në spital. Në lidhje me ngjarjen nuk ka detaje të tjera nga autoritetet italiane.

Trageti ndodhet i ankoruar në Portin e Barit, ndërsa shfaqet me rëndësi dhe mënyrë urgjente që Autoriteti Portual të sqarojë situatën, sepse në këto raste informacioni dhe transparenca ndihmojnë gjithashtu në parandalimin e covid 19.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë