Media Galeri

Dyqani 136-vjeçar që është po njësoj si ditën e parë

Në Londër ndodhet një dyqan kafeje që janë të rrallë ato persona që nuk e njohin prej një jete.

Dyqani i kafes algjeriane u hap në 1887 nga një algjerian që tani mbahet mend vetëm si Hassan.

Më pas iu shit një belgu në vitin 1920 dhe më pas një anglezi në 1940.

Vajza e tij u martua me një italian, Paul Crocetta, vajzat e të cilit Marisa dhe Daniela menaxhojnë dyqanin sot. Pavarësisht nacionaliteteve të shumta që kanë drejtuar dyqanin, ai gjithmonë ka ruajtur emrin e tij.

"Unë kam punuar këtu ndoshta gjatë gjithë jetës sime, që kur kam filluar të eci”, thotë Marisa Crocetta.

Ajo thotë se gjithmonë ka qëndruar në dyqan me motrën e saj dhe tani u duket si shtëpia e tyre.

Në dyqan shiten mbi 80 lloje kafeje dhe 120 çajra nga e gjithë bota.

“Ne e kuptojmë menjëherë nëse dikush është i ri në dyqan pasi thjeshtë futet në dyqan, shikon rreth e rrotull dhe shtanget”.

Marisa thotë se pamja e dyqanin nuk ka ndryshuar aspak.

“Askush nuk do që ne të ndryshojmë. Njerëzit duan që dyqani të mbetet ashtu sic është. Unë mendoj se është e rëndësishme të mbash gjallë Londrën e vjetër dhe një pjesë të historisë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë