Jete & Stil

Dyndje e madhe turistësh, mbyllet përkohësisht plazhi ku është luajtur filmi “The Beach”

Të gjithë ata që kanë parë filmin “The Beach” ku rolin kryesor e interpreton Leonardo DiCAprio është e pamundur mos ta kenë pëlqyer, por e veçanta e këtij filmi është se ka bërë shumë njerëz të dashurohen edhe me vendin ku është luajtur pikërisht filmi.

  Kjo ka bërë që mijëra vizitor ti drejtohen këtij plazhi për ta vizituar nga afër.

Por natyrisht kjo nuk ka ndikuar pozitivisht , pasi dyndja e madhe e turistëve në këtë vend,  ka detyruar autoritetet vendase të mbyllin plazhin për një periudhë disa mujore.

 Autoritetet thonë se plazhi do të jetë I mbyllur për katër muaj, për t’i dhënë shkëmbinjve të koraleve dhe jetës së detit një shans për ta marrë përsëri veten.

“Plani i qeverisë për të mbyllur plazhin për disa muaj është vetëm e natyrshme sepse oqeani ka nevojë për një pushim, një shans për t’u rimëkëmbur në mënyrë që brezi i ardhshëm të ketë një destinacion më të mirë dhe më të bukur”. Shpjegojnë autoritete tailandeze.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë