Bota

Dy tragjeditë me 55 vdekje që tronditën Bullgarinë brenda pak orësh

Të martën e 23 nëntorit, Bullgaria, në një hark të shkurtër kohor,  përjetoi dy tragjedi të mëdha.

Në autostradën Struma një autobus me pasagjerë me kombësi shqiptare u përfshi nga zjarri.

Autoritetet kanë njoftuar se kanë vdekur 46 persona, prej tyre 12 fëmijë, ndërsa trajtim mjekësor po marrin 7 persona.

“Sipas informacioneve të para 52 pasagjerë ishin duke udhëtuar me autobusë, përfshirë dy shoferë me kombësi maqedonase dhe 50 pasagjerë me kombësi shqiptare”, tha drejtori i përgjithshëm i policisë bullgare Stanimir Stanev.

Vetëm disa orë më herët nga tragjedia, të hënën natën vonë,  vdiqën nëntë persona të tjerë në një shtëpi të të moshuarve.

Ngjarja ndodhi në fshatin Royak, ku  zjarri shpërtheu nga çatia prej druri në shtëpinë ku banonin 58 të moshuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë