Sociale

Dy të vdekur, 150 raste të reja dhe 55 të shëruar nga Covid-19 në 24 orë

Mjekja Rovena Daja, nga Instituti i Shëndetit Publik, ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 2 pacientë të prekur me Covid-19, një 75-vjeçar nga Tirana dhe një 85-vjeçar nga Shkodra.

Duke cituar këshillat e përhershme nga Ministria e Shëndetësisë, Daja u shpreh se në 24 orët e fundit janë kryer 809 testime dhe janë konfirmuar 150 të prekur me virusin Covid-19.

Ajo shtoi se shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orëve të fundit është si vijon:

66 raste në Tiranë, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Fier, 6 raste në Shkodër, Durrës, Kavajë, Vlorë, 5 raste në Korçë, Kukës, Gjirokastër, 3 raste në Lezhë, Mirëditë, Bulqizë, 2 raste në Lushnje, Mallakastër, Pogradec, Divjakë, Malësi e Madhe, Peqin, Kolonjë, 1 rast në Rrogozhinë, Berat, Librazhd, Sarandë, Gramsh.

"Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19  Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

55 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6995 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë,"shtoi mjekja, e cila nuk harroi të kujtonte edhe një herë numrat që ju vinë në ndihmë qytetarve, atë të Urgjencës Kombëtare 127 dhe atë të këshillimit 0800 40 40.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2550

Durrës 564

Shkodër 376

Lezhë 300

Elbasan 299

Korçë 245

Fier 236

Vlorë 191

Kukës 146

Berat 117

Dibër 76

Gjirokastër 76


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë