Sociale

Dy të plagosur në Korçë, makina del nga rruga si pasojë e motit të keq

Gazeta Si - Një aksident është shënuar këtë të shtunë në mesditë te kthesa e fshatit Cangonj në Korçë për shkak të motit të keq.

Një mjet tip “Taxi” ka dalë nga rruga. Raportohet se deri më tani janë 2 të lënduar në spital, duke marrë mjekim.

Policia është në vendin e ngjarjes dhe shkak dyshohet rrëshqitja e mjetit në rrugë, pasi ka reshje shiu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë