Politike

Dy satelitët shqiptarë gati për mision drejt hapësirës, Rama: Do monitorojnë vendin

Gazeta Si - Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se dy satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” janë gati për t’u lëshuar në hapësirë.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan se satelitët e Shqipërisë do të lëshohen në hapësirë nga qendra “Kennedy” në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Gati për t’u lëshuar në hapësirë nga Kennedy Space Centre në Florida të SHBA, dy sytë superteknologjikë që do të monitorojnë Shqipërinë nga lartësitë, me një precizion të lartë dhe qartësi të plotë figure deri në 75 cm2; Satelitët e ALBANIA 1dhe ALBANIA2”.

Këto dy satelitë do të monitorojnë të gjithë territorin e Shqipërisë dhe do të përdoren për qëllime të ndryshme.

“Shqipëria do të ketë përdorim ekskluziv të tyre, për përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj, e një sërë institucioneve e subjekteve, publike ose private, puna e të cilave lidhet me territorin, ujërat, pyjet, zjarret, mbetjet urbane, prodhimin bujqësor, zhvillimin urban, titujt e pronësisë, e me radhë”, - theksoi Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë